Home KRYESORE Meta i kërkon KLSH-së nisjen e auditimit të plotë për AlbControl

Meta i kërkon KLSH-së nisjen e auditimit të plotë për AlbControl

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar ditën e sotme Kontrollit të Lartë të Shtetit që të nisë menjëherë auditimin e plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’.

Sipas Metës auditimi duhet të nisë për këto arsye:

– mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;

– respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;

– përdorimin e fondeve publike;

– respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe

– çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të ‘Albcontrol’.

Deklarata e presidentit Ilir Meta:

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka ‘Albcontrol’ për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’ mbi:

– mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;

– respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;

– përdorimin e fondeve publike;

– respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe

– çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të ‘Albcontrol’.

Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në ‘Abcontrol’ dhe në aeroportin ‘Nënë Tereza’, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast.

Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

Share: