Home KRYESORE Odaliska! Nga Gladiola Jorbus

Odaliska! Nga Gladiola Jorbus

Odaliskë e trishtë
mbi krye mban një kurorë.
Stolisur me lulet e erës –
anemona të çelura nga pikëza gjaku.
Në buzë të endet një puthje e zjarrtë
që shuhet e papërqafuar.
Si Venusi i Milos – Perëndeshë pa krahë!
Në mbrëmjen e heshtur
prafullon psherëtima.
Bukuri tragjike!
Dhe e nëmur rrëngjen.
Pumbosen ëndrrat në
pallat të mermertë.
Shndërrohen lutjet
në shtatore të fildishta.
Odaliskë,
ofshamë dhe robinjë e fatit tënd!
Melankolia ngjet me një bulëz vesë.
Kalorësi yt niset nga larg.
Shndrisin yjet mbi galopin e hovshëm.
Nata e gjatë si viti i brishtë…
më në fund u zbeh.
Velat e bardha përshëndesin diellin.
Odaliskë, buzëqesh!
Një zemër për ty,
prej së largu, po rreh.

Share: