Home KRYESORE Rama:Fermerët shesin produkte në SHBA e Korenë e Jugut,të parët për fonde

Rama:Fermerët shesin produkte në SHBA e Korenë e Jugut,të parët për fonde

Gjatë takimit me fermerët në Berat, kryeministri Edi Rama është shprehur se 7 vite më parë bujqësia ishte mbijetesë.

Sipas kreut të Partisë Socialiste dikur i shihje njerëzit me tezga rrugës por sot nuk është më e njëtja situatë sepse produktet grumbullohen në pika të caktuara dhe nxirren në treg për tu shitur.

Ndër të tjera Rama është shprehur se Shqipëria është e para në rajon për thithjen e fondeve nga Bashkimi Europian.

“Kthejeni pak kokën pas 7 vite më parë dhe kujtoni rrugët e Shqipërisë se sa shumë kishte tezga që shisnin produkte. Kudoi ku shkoje anës rrugës njerëz me tezga, ishte bujqësia e mbijetesës.

Është e rrallë sot të shohësh ndonjë me tezgë sepse skam ë produkte shumë nga produktet që dalin me torba në treg. Sepse grumbullohen në pika dhe shkojnë në treg. Shqipëria e para në rajon për thithjen e findeve nga BE.”- tha Rama.

Teksa sipas kryeministrit fermerët eksportojnë produkte tashmë edhe në SHBA dhe në Korenë e Jugut, jo vetëm në Europë.

“Këta njerëz e gdhijnë në sera, ara dhe fabrikat e tyre. Flas për ata që punësohen këtu, që në kohën e pikut kanë paga më të larta se në ditët e zakonshme. Sfida jonë këtu është që eksportet bujqësore të shkojnë mbi 1 miliardë në katër vitet e ardhshme. Kam bindjen që do ia dalim. Bëhet fjalë për një kategori njerëzish në Berat, Divjakë, Konispol, Malësinë e Madhe që janë sot një bagazh dije dhe eksperience. Asnjëri nga këta nuk i ka ditur të gjitha ato që di sot dhe vjen dita që një njeri nga zona këtu që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut pa i diskutuar këtu vendet e Europës.

Historia e hedhjes ë produkteve është një padije e ushqyer nga ata që qeverisën për vite me radhë duke mos dhënë asnjë informacion për të çuar mesazhin te fermerët me financime për zëra të caktuar. Ne kemi ndryshuar qasje komplet. Ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma. Këta njerëz dinë më shumë se ne për këtë punë. Ne sot jemi shumë më pranë lartësisë ku këta janë me atë që ne bëjmë”, tha Rama./Opinion.al

Share: