Home KRYESORE Shqetësime për mpiksjet e gjakut/ Pritet fjala e EMA-s për vaksinën e...

Shqetësime për mpiksjet e gjakut/ Pritet fjala e EMA-s për vaksinën e Astrazeneca-s

Shqetësime për mpiksjet e gjakut/ Pritet fjala e EMA-s për vaksinën e Astrazeneca-s

Rregullatori i barnave në Evropë ka mohuar që ka vendosur një lidhje të saktë mes vaksinës së Astrazeneca-s dhe Oxfordit dhe sindromës së rrallë të mpirjes së gjakut, pasi një zyrtar i lartë nga agjencia tha më herët se ka një lidhje.

Në një deklaratë për agjencinë franceze të lajmeve, agjencia evropiane e barnave, EMA, tha një ditë më parë se nuk kishte dalë ende në një përfundim dhe se rishikimi po vazhdon, duke shtuar se ajo pritet të bëjë publike përfundimet e saj të mërkurën ose të enjten. Marco Cavaleri, shefi i vaksinave në EMA, tha një ditë më parë për të përditshmen italiane Il Messaggero, se sipas mendimit të tij, mund të ketë një lidhje e qartë mes vaksinës dhe rasteve, por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim.

Shqetësimet për mpiksjet e rralla të gjakut në një numër të vogël personash që e kanë marrë vaksinën, janë intensifikuar javët e fundit, me disa vende evropiane që pezulluan përkohësisht përdorimin e saj muajin e fundit, në pritje të hetimit të EMA-s. Sidoqoftë kjo e fundit tha më herët se vaksina është e sigurt dhe efikase, por shtoi se hetimet po vazhdonin. OBSH, EMA si edhe agjencia britanike e barnave kanë thënë se njerëzit duhet të vazhdojnë ta marrin vaksinën sepse përfitimet prej saj i tejkalojnë rreziqet.

Top Channel

Share: