Home KRYESORE BEROMI, VITRI DHE SHPIRTI Per shum mot Beromin!

BEROMI, VITRI DHE SHPIRTI Per shum mot Beromin!

Kujtimi si urim

Nga Ledi Shamku

Pa shku ne fund te rrugices Him Kolli jetonte dikur nji qenie thuajse eterike, me fytyren krejt te bardhe nga mospamje kurre e Diellit, me lekuren e qelqte si vëmesë qepe, çukrritë tek-tuk me do quka gazmore, dhe me buzeqeshjen me qiellore qe mbaj mend te kem pa: ishte ne moshe gruaje por buzeqeshte si foshnje.
Edhe emri i shkonte per shtat: quhej Bardha.

Bardha rronte vetem. Dikur kishte kalu keq poliomelitin dhe gjymtyret e saj kishin mbetur ato te nje femije, pervecse ishin kthyer nga dara e semundjes. Me shume zvarritej se ecte, kur dilte me te cel porten. Ishte shume nevojtare. Po s’di te them ne i duhej me shume buka a dashnia njerezore. Di vetem qe Bardha ta zbardhonte shpirtin kur te buzeqeshte.

Po e le menjane per pak Bardhen, e po riprodhoj nje dialog te vogel me Moma Fetin tim, qe ndodhte cdo vit per Berom, edhe pse ne teorikisht ishim ateista me kushtetute.

Dialogu:

  • Ledo, ma llogarit icik sa fryme ina e sa kile grune thekzi i bi me harxhu n vit per fryme vec per buke? Nji, po ta thomi ene sa o kilja e grunit thekzi.
  • Mome, pse thu: thekzi?
  • Se ai o gruni mo i mire e mo i shtrenjte, none! Kena me da vitër sot se o Berom, e Zotit s’i bohet me hile. As robit nuk i bohet me hile, se tu ja bo robit ja ke bo ene Zotit.
  • Ça o vitri, mome?
  • Hisja e fukarait! Duhet me u kujtu per fukarejt e per t’smumit, me i bo pjese te tavolines tate, se ty s’te ka shpirti mire, kur atyne qe njef ti ju ka keq. Hisja e fukarait, pernryshe Vitri, dahet nga cdo shpi. Llogaritet sa buke konsumon cdo pjestar i shpis n vit, shumzu per sa fryme jemi. Aq sa del, i çohet t’pamujtunit qe njef. Llogarite pra, t’do nona fort qe t’ja çojsh Bardhës vorfen ke funi rrugices.
  • Mome po mu m vje turp me ja çu se mduket sikur po i jap lemoshe. E m vje turp edhe ngaqe m’duket se po i jap nji therrime nga t’mijat asaj qe s’ka asgjo, e as shnet madje s’ka.
  • Ho ho, t’do nona fort! Shume mire qe t’vje turp si po thu, se njai turp ka me t’rujt gjith jeten mos t’bohesh grykse zorrzgropse, e mos t’i vjedhesh kujt hisen e vet. Shko çoja nështi Bardhës, ene mos ja le n’dore e me hik si dhi e egër. Merre m’qafë, ene uroja Beromin.
    • * *

Po e nderpres ketu dialogun me moma Fetin tim qe kujtesa ma riprodhoi me kast per kete dite feste. Ishim nen diktature ideologjike. Çdo gje ishte e rrejshme, perveç SHPIRTIT!

Per shum mot Beromin!

Share: