Pas përmirësimit të situatë së COVID-19, Italia ka lehtësuar masat kufizuese. Shteti fqinj vendosi që nga dita e diel të hiqet karantina për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli.
Dekreti i ministrisë së Shëndetësisë lejon hyrjen e shtetasve nga vendet europiane vetëm duke paraqitur një tampon negativ të 48-orëve të fundit.
Ndërkohë për shqiptarët, që nuk kanë leje-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta.
Fundjavën që lamë pas, jo vetëm në Itali, por edhe Spanjë e Portugali ka nisur rihapja graduale e plazheve, pishinave , muzeve dhe qendrave të tjera verore për argëtim.
Portugalia dhe Holanda kanë nisur lejimin e hyrjes së shtetasve të huaj nga disa vende europiane për sezonin turistik. Lehtësim të masave kufizuese ka vendosur edhe Turqia. Lehtësimi i masave do të nisë nga e hëna./Opinion.al