Home KRYESORE Adriatik Llalla: Ambasadorja Romana Vlahutin më kërkoi të arrestoj Sali Berishën. Po...

Adriatik Llalla: Ambasadorja Romana Vlahutin më kërkoi të arrestoj Sali Berishën. Po për Ilir Metën a e kërkuan arrestimin amerikanët? (video)

Në Çim Peka Live ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla pohoi se ish-ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin i pati kërkuar në zyrën e tij të arrestonte Sali Berishën.

Llalla shtoi se këtë kërkesë nuk ia kishte bërë asnjë ambasador amerikan.

Në një letër që Lalla i ka dërguar Kongresit Amerikan ai është shprehur që i është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Ilir Meta. I pyetur për këtë Llalla u përgjigj: “Për zotin Meta… u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte, kur tha: “Unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare”.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm pranoi se organi i akuzës që ai ka pas drejtuar, por edhe ai vetë kanë informacione të bollshme për drejtues të lartë të politikës që janë përfshirë në veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime e kështu me radhë.

Share: