Home Gjeo-Ekonomia Deputeti Çam shkund parlamentin për Çështjen Çame

Deputeti Çam shkund parlamentin për Çështjen Çame

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
të nderuar kolegë deputetë,
të nderuar pjesëtarë të komunitetit çam,
të nderuar miq të komunitetit çam,
të nderuar shqiptarë,

që në rrënjë të origjinës suaj keni plagë të ngjashme me ato çfarë komunitetit tonë të përvuajtur i është dashur të kalojë, sot është qershori i kujtesës çame,

Sot është qershori i dhembjes çame, sot është qershori i kulturës çame, që është sa një traditë e rezistencës dhe qëndrueshmërisë, sa një kulturë e dhembjes të përballuar me dinjitet, kulturë e mbijetesës krenare, kulturë e kërkimit të pareshtur të drejtësisë, kulturë e amanetit që s’tretet, aq edhe një kulturë e bijve dhe bijave që e mbartin në lëkurë, në zemër e kudo tjetër, dashurinë për Çamërinë dhe gatishmërinë për t’i shkuar deri në fund të vërtetës së saj.

Sot është qershori i padrejtësisë ndaj komunitetit çam, dhe nuk mundja kurrsesi, që si deputet i këtij Kuvendi, t’i rezistoja tundimit për ta shkelur ndër të paktat herë këtë rregullore këtë rregullore te shenjtë të diskutimeve plenare, që e kam miratuar me votën time.

Por mbi votën time,

Është zëri i brendshëm që thërret, I njejti ze qe me ben ta dua Shqiperine me teper, I njejti ze qe me ben ta vleresoj me me teper perulesi besimin e kujtdo qe me dha vote, I njejti ze qe me ben ta permbush me devotshmeri dhe atdhedashuri kete detyre, I njejti ze qe ma ben ta perbuz padrejtesine dhe mbi te gjitha fashizmen.

Eshte zeri i nje toke kthyer flori per nga djerset e cemerve te ndershem, dhe te lare me lot nga vuajtjet e tyre.

Kjo, si shkak i drejtperdrejte i aplikimit me barbar ne mes te Evropes,

për 32 vjet pa ndërprerje,
per 32 vjet heshtje,
per 32 vjet verberi,
për 32 vjet mosvemendje
edhe te vete Evropes nga ai kend deri atehere i Bekuar i Botes, ndaj praktikave fashistoide dhe shoviniste.

Praktika fashiste, nje vit pasi pjesa me e mire e Botes, Mposhti njehere e pergjithmone nazifashizmen, Rendoi pikerisht mbi shqiptare, e posacerisht, Mbi shqiptaret e Camerise.

Ju kerkoj ndjese nese ne fazen hyrese te kesaj fjale, disa fraza tingelluan te renduara per nga pathosi, por ne kete faze te fjalimit tim patosit i jepet fund dhe i therras logjikes,
I therras pervojes politike dhe arsyetimit:

Një vit me pare, ne kete foltore,

Kam thene shprehimisht se “Pak”, ndonjehere, kur ecet ne drejtimin e duhur, Në politike e sidomos ne diplomaci, perkthehet “Shume”.

Rishikimi i historise se vendit dhe puna shume e mire qe Akademia e Shkencave ka nisur, kerkon edhe nje tjeter dimension, nje qasje te re, ndaj menyres se si kjo ceshtje duhet trajtuar.

Vuajtja e ketij komuniteti, nuk duhet te mbetet vetem ne butaforizmat e nje nacionalizmi shqiptar, Qe i kundervihet si i tille nacionalizmes se nje vendi fqinj.

Perkundrazi! Duhet trajtuar ne terma humaniste. Qe nje vit pas mposhtjes finale te fashizmit, Fashizmi mbiu dhe rendoi mbi nje njeri, mbi qindra njerez, mbi mijra cam, mbi gjithe njerezimin,

Sipas maksimes se famshme, se jeta e nje njeriu, eshte jeta e gjithe njerezimit. Se e gjitha kjo ndodhi ne mesin e nje Europe qe duam. Se e gjitha kjo ndodhi ne mesin e nje Europe qe heshti.

Se e gjitha kjo ndodhi ne syte e nje qyteterimi qe na detyrohet. Dhe nuk e teproj. Na detyrohet.

Ne kete drejtim, rishikimi i historise, duke shpresuar se Cameria do te marre nje trajtim te posacem,

Eshte nje “pak”, qe vlen shume.

Afrimi i afateve per permbushjen e detyrimeve, qe kemi per kryerjen e censit te banesave dhe te populates,

Ne bindjen time me absolute,
Edhe pse tashme si propozim eshte rrezuar nga koleget e mi ne komisionet perkatese, Do te duhej te mbartte nje pjese te caktuar per vendorigjinen dhe arsyen e shpernguljes.

Kjo do te duhej dokumentuar me cdo kusht qe shqiptaret e Camerise dhe shqiptaret e Kosoves, Zbriten ne Republiken e Shqiperise jo per nje ekonomi me te mire, jo si nje levizje e normalizuar dhe e natyrshme e demografise ne vite, por zbriten sepse regjimet mbi territoret e banuara nder ta ne shekuj, nuk reshten se ushtruari dhune sistemore ne cdo qelize te tyre, nuk reshten se qeni gjakatare dhe shoviniste.

Kjo mund te ishte nje tjeter pak, qe do te vlente shume. Nje pak qe vlen shume, do te duhej te ishte edhe qasja e drejtperdrejte me qeverine e Greqise, per ta sjelle e per ta risjelle, me te gjitha format diplomatike, vemendjen rreth kesaj padrejtesie.

Duke mos harruar asnjehere ate se cfare Greqia e sotme perfaqeson per nje milione shqiptare qe punojne e jetojne ate,

Duke mos harruar asnjehere rendesine e ndarjes se qarte te regjimit Zervist me ate cfare perspektiva e sotme e Greqise paraqet,

Duke mos harruar asnjehere se asnje cam, nuk kerkon dhe nuk e do ndezjen e gadishullit ballkanik, por deshiron lulezimin e tij te vaditur permes drejtesise e jo loteve te padrejtesise,

Duke mos harruar asnjehere se sa te demshme jane moskomunikimet mes popujve fqinje, Duke mos harruar asnjehere se sa i rendesishem eshte komunikimi i tyre dhe bashkendarja e objektvivave te pershket,

Duke mos harruar asnjehere se sa e demshme eshte gjuha e urrejtjes dhe vulgu i hedhur siper nacionalizmes,

Duke mos harruar asnjehere se cfare rendesie ka per ne si shqiptare integrimi evropian, pa dashur ta cenojme ate,

Bej thirrje qe ceshtja came, dhe qasja ndaj saj, ka vend per te bere perpara, do te duhet te beje perpara, do te duhet qe burrat dhe grate e kesaj salle, ta mbajne si objektiv te cdo legjislature, qe pak, qofte edhe fare pak, nese eshte ne drejtimin e duhur, pra, perpara, perkthehet ne shume.

Ceshtja came nuk eshte folklor. Nuk eshte festival turesh dhe fjalimesh. Eshte ceshtje e njerezimit. Eshte ceshtje e dinjitetit njerezor. Eshte ceshtje e humanizmes. EShte ceshtje e kunderdhunes ndaj njeriut dhe prones.

EShte ceshtje e nje pergjigjeje qe bota duhet t’ia jape cdo precedenti ne te cilin bashkejetesa mes popujve vritet me vendim te njeanshem, si pasoje e dallimeve ne gjuhe, kulture, tradite, zakone, besim.

Si e tille, mbajtja ndezur e ketij zjarri, jo vetem nga deputete cam, jo vetem nga zera came, qe me kenaqesi verej se nuk do te mungojne as ne parlamentin e ardhshem, eshte detyre kombetare, eshte detyre dinjitoze, eshte detyre e parashtruar nga humanizmi, që nder shqiptare ka gjetur perhere miq dhe aleate të mire.

Kam bindjen se ne partine socialiste, do te kemi zera te forte e mendje te ndritura,
zera çame dhe miq te mire te çeshtjes çame,
qe hapat e duhur perpara te mos ndalen.

Faleminderit!

Share: