Home KRYESORE QSUT-së i bie “tavani i korrupsionit”, u shemb edhe para dy muajsh

QSUT-së i bie “tavani i korrupsionit”, u shemb edhe para dy muajsh

Nga Boldnews.al

Dy fëmijë u lënduan nga rënia e tavanit në një nga dhomat e pavionit të pneumatologjisë pediatrike në QSUT, pikërisht në “ditën e fëmijëve”, por ngjarja nuk është vetëm një incident i izoluar. Burime të Boldnews.al shprehen se edhe dy muaj më parë në të njëjtën dhomë ku ndodhi shembja e tavanit ka pasur rënie të konsiderueshme të suvasë, por është mbajtur i fshehur si rast.

Për atë ngjarje është lajmëruar administratori dhe drejtoria e QSUT-së, përkatësisht sektori i mirëmbajtjes. Pasi shkuan në vendin ku kishte pasur dëmtime është bërë një ndërhyrje e përciptë, pa punime cilësore dhe pjesa e savotuar rishtaz dhe në zona të tjetra që ishin në prag rënie është mbuluar me bojë.

Për raste të tilla nuk ka tenderime direkte, por ka një tender të përgjithshëm që kryhet një herë në vit, ose në situate të veçanta edhe më shumë, ku përfshihet në pjesën e zërave “mirëmbajtje ambientesh”. Në të parashikohen riparime të vogla nga dëmtime të ndryshme. I gjitha kati i tretë i Spitalit Pediatrik është me shumë probleme që nga tërmeti i vitit 2019. Muret kanë pësuar çarje serioze, aq sa në disa vende lirisht futet pëllëmba tej e tej. Më shumë se një rast i izoluar është pasojë e gjithçkaje që ndodh në QSUT për tenderat e dyshimtë dhe ambuzimet me fondet.

Boldnews.al ka siguruar të dhëna se pavioni ku ndodhi shembja e tavanit që shkakoi plagosjen e lehtë të dy fëmijëve, veçanërisht të njërit prej tyre, është konsideruar si “ambient i rregullt”. Pavarësisht se është drejt përfundimit godina e re e spitalit pediatrik, mësohet se pneumologjia nuk do të transferohet në ambientet e reja, por do të qëndrojë aty ku është.

Shpesh drejtuesit e pavionit të pneumologjisë dhe dermatologjisë pediatrike kanë kërkuar ndërhyrje për rikonstruksion të godinës por nuk është marrë në konsideratë. Kjo jo për mungesë fondesh, por duket për abuzim me fondet… Ngjarjen e mëgjesit të sotëm po mundohen ta konsiderojnë “incident i izoluar”, por pas atij tavani të rënë, fshihet më shumë se një incident.

Vetë drejtuesit e QSUT-së kanë inspektuar vendin ku ndodhi shembja, jo për të marrë masa, por për shkak se ngjarja u bë publike dhe po mundohen që të mbahen me qëndrimin e vetëm zyrtar: “Po punojmë për të zbuluar shkaqet e vërteta”, pavarësisht se alarmi ishte dhënë dy muaj më parë në të njëtin ambient. Asokohe u mbulua vetëm me një të rënë bojë, por sot doli boja e vërtetë e fasadës, duke nxjerrë në dritë atë që fshihet poshtë saj, një godinë e amortizuar si nga tërmeti ashtu edhe nga punimet aspak cilësore./BoldNews

Shënim: Perqasje.com është e hapur për të publikuar qëndrimin e institucionit të sipër përmëndur

Share: