Home Approccio Italo Albanese Ambasciatore Bucci incontra i 27 appartenenti all’NBI albanese! 🇨🇮🇦🇱

Ambasciatore Bucci incontra i 27 appartenenti all’NBI albanese! 🇨🇮🇦🇱

🇦🇱| Këtë mëngjes Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, shkoi pranë Akademisë së Sigurisë për të përshëndetur 27 pjesëtarët e BKH-së të angazhuar në veprimtari stërvitore.

📌 Ambasadori uroi nga ana e tij hetuesit për strukturën e re, i shoqëruar nga Drejtuesi i Projektit PAMECA V dhe një përfaqësues i Zyrës për Sigurinë pranë Ambasadës, së bashku me Krye Prokurorin e SPAK-ut, Arben Kraja dhe Drejtuesen e BKH-së, Aida VEIZAJ HAJNAJ si edhe Drejtorin e Akademisë, Bilbil MEMA.

📌 Autoritetet e sipërpërmendura do të marrin pjesë, në Romë, në një javë të ngjeshur formimi, të financuar e të organizuar nga Projekti i BE-së i drejtuar nga Italia, PAMECA V, nën kujdesin e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Hetimore të Antimafias pranë Departamentit të Sigurisë Publike të Italisë.

📌 Ambasadori Bucci përmendi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh mes të dy Vendeve në sektorin e policisë kriminale dhe të bashkëpunimit gjyqësor, duke vënë theksin në rezultatet e shkëlqyera të arritura në ndalimin dhe arrestimin e personave në kërkim si dhe në veprimtaritë e përbashkëta përmes mekanizmit të skuadrave të përbashkëta (JIT joint investigation teams).

📌 Prokurori KRAJA dhe Drejtuesja VEIZAJ vunë theksin mbi rëndësinë e kësaj mundësie të dhënë nga Italia për të thelluar më tej njohuritë dhe bagazhin e tyre profesional, veçanërisht në nivel praktik, në fushën e hetimeve të ndërlikuara.

🇮🇹| Questa mattina l’Ambasciatore d’Italia Fabrizio Bucci si è recato presso l’Accademia di Sicurezza per rivolgere un saluto ai 27 appartenenti all’NBI albanese impegnati in attività addestrative.

📌 L’Ambasciatore ha portato il suo augurio di buon lavoro agli investigatori della nuova struttura, accompagnato dal Project Leader di PAMECA V e un rappresentante dell’Ufficio dell’Esperto per la Sicurezza presso l’Ambasciata, unitamente al Procuratore Capo della SPAK Arben Kraja e alla Direttrice dell’NBI Aida Veizaj Hajnaj e dal Direttore/Rettore dell’Accademia Bilbil Mema.

📌 Le autorità sopracitate prenderanno parte a Roma, ad un’intensa settimana formativa, finanziata e organizzata dal progetto UE a guida italiana PAMECA V e curata dalla Direzione Centrale Poliza Criminale e la Direzione Investigativa Antimafia del Dipartimento di Pubblica Sicurezza italiano.

📌 L’ambasciatore Bucci ha citato l’ottimo stato della collaborazione bilaterale tra i due Paesi nel settore della polizia criminale e della cooperazione giudiziaria, evidenziando gli ottimi risultati raggiunti nella cattura dei latitanti e nelle attività comuni tramite lo strumento delle squadre investigative congiunte (JIT joint investigation teams).

📌 Il Procuratore Kraja e la Direttrice Veizaj hanno sottolineato il valore di questa occasione offerta dall’Italia per accrescere il loro bagaglio professionale, soprattutto sul piano pratico, nel campo delle indagini complesse.

Share: