Home KRYESORE Rama zbulon kërkesën që vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë bërë BE:

Rama zbulon kërkesën që vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë bërë BE:

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi pas Samitit të Ballkanit Perëndimor me liderët e rajonit. 

Në fjalën e tij, Rama zbuloi se të gjitha vendet i kanë paraqitur BE dhe Komisionit Europian kërkesën që karta e gjelbër digjitale e vendeve të rajonit të njihet në Bashkimin Europian në mënyrë që qytetarët të lëvizin të lirë.

Rama: Mini Shengeni është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale dhe politike për të vgjithë rajonin tonë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin dhe po kalon në duart e Komisionit Europian. Takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe i vitit të ardhshëm të bëhet nën kujdesin e Komisionit në praninë e Ballkanit dhe vendeve të BE. Kjo është ambicie dhe dëshirë që me komisionerin e ndajmë plotësisht.

Kemi vendosur paralelisht me çka lidhet me programet në ato tre drejtime që fola me planin dhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë me vendin tonë në ato drejtime ku duhet të bëjmë progress në hapësirën e BE.

Nëse bëjmë hapa drejt jetësime të katër lirive, ambicia është të na njihen edhe në BE në aspektin e tregtisë, qeverisjes së të dhënave, në aspektin e mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik.

Ne brenda rajonit, por para 2 ditësh dhe me Hungarinë në mënyrë bilateral kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në post pandemi pa detyrime ekstra. Sot, të gjitha vendet i kanë paraqitur Komisionit Europian dhe BE, kërkesën që karta e gjelbër digjitale të qytetarit të një vendi të rajonit tonë të njihet në gjithë hapësirën e BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht.

Top Channel

Share: