Home KRYESORE U shkarkua nga Kuvendi, Meta: Pasdite të qetë me këtë thënie frymëzuese

U shkarkua nga Kuvendi, Meta: Pasdite të qetë me këtë thënie frymëzuese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga Kuvendi. Në një postim në rrjetet sociale teksa ka publikuar një pjesë nga fjala e deputetit Selami Jenisheri, Meta iu ka uruar qytetarëve një pasdite relaksuese.

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, shkruan Meta.

Jenisheri teksa foli për vjedhjen e zgjedhjeve, bëri një lapsus dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave pensioniste, të cilëve iu është mohuar e drejta e votimit.

Më herët Kuvendi me 104 voto pro, 7 kundër dhe 3 abstenim shkarkoi nga detyra Presidentin Meta. Sipas Kushtetutës, tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Kuvendit.

Me këtë qëndrim Presidenti shpërfill vendimin e Kuvendit dhe ironizon deputetin që votoi kundër tij./Opinion.al

Share: