Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar ditën e sotme për valën e të nxehtit afrikan që ka pushtuar Shqipërinë.
ISHP i ka këshilluar qytetarëve të marrin masa në këto ditë vere të nxehta, për të mbrojtur shëndetin e tyre por edhe të familjarëve të tyre.
Ditën e sotme, ISHP iu ka kërkuar qytetarëve të shmangin daljet gjatë pikut të të nxehtëtit nga ora 11:00-17:00 .
Të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ujë, si dhe të veshin rroba të lehta e të ushqehen me zarzavate apo ushqime që kanë sasi të lartë uji./Opinion.al
