Home KRYESORE 30 vite nga vizita e Baker në Tiranë, Kim: Përsëri jemi në...

30 vite nga vizita e Baker në Tiranë, Kim: Përsëri jemi në një pikë kthese

22 qershori i vitit 1991 shënon vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranë. Vizita e tij ishte e para e një udhëheqësi perëndimor pas rënies së sistemit komunist.

30 vjetorin e vizitës së Baker, e ka kujtuar ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila përmes një postimi në tëitter ka cituar disa fjalë të ish-sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej.

Kim thekson se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë dhe përseri jemi në një pikë kthese, por e njëjtë mbetet marrëdhënia me SHBA, për të cilën Kim thotë “ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim krahas fotos së Baker.

Share: