Home KRYESORE Raporti i ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit, Gerta Meta: Jemi në...

Raporti i ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit, Gerta Meta: Jemi në unison me problematikat që janë cekur në raport

Drejtoresha e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta shprehet se raporti i ODHIR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është në unison me problematikat dhe shqetësimet e bëra publike edhe nga vëzhguesit vendor. Në një intervistë për Report TV, zonja Meta thekson se, partite politike duhet të bëjnë një reflektim të thellë e serioz pas leximit të raportit të ODIHR-it për të nxitur dhe realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithëpërfshirëse,  siç ua kanë premtuar qytetarëve.

Opinioni i plotë

Edhe ne na erdhi mire që më në fund raporti i ODHIR është bere publik, leximi i këtij raporti duhet të jetë me shumë vëmendje, transparencë dhe pozitivitet, sidomos nga aktorët të cilët duhet tu shkojë ky mesazh, siç janë partitë politike, pasi ata janë aktorët themelorë që janë në krye  të garës zgjedhore  në Republikën e Shqipërisë.

Ne na vjen mirë që raporti i ODHIR krahasuar dhe me raportet tona si vëzhgues vendor, ne e kemi publikuar raportin në fund të qershorit, jemi në unison në lidhje me problematikat dhe shqetësimet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Jemi duke e lexuar me vëmendje, problemet më madhore që ka cekur ky raport, ku janë pjesa e përdorimit të burimeve shtetërore nga mazhoranca aktuale, siç është pjesa e përdorimit të të dhënave personale, ai numri i famshëm 900 mijë patronazhistë, ku duhet të kemi një reagim institucional serioz si shkelje e hapur e ligjit, e identifikimin e personave përgjegjës për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Ne na erdhi shumë mirë, sepse rekomandimet kanë shkuar përtej elementëve të vegjël, siç ishte siguria e votës, siguria e procesit zgjedhor, dhe duhet ndryshuar korniza ligjore e njerëzve me aftësi të kufizuar, deryrimi për të regjistruar edhe votuesit mbi 100 vjeç,  dhe ne e kemi kapur dhe e kemi në raportin tonë.

Përsa i përket Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ishte një nga risitë e procesit zgjedhor, përsa i përket strukturës, edhe ne si vëzhgues vumë re tendencën për të rritur tarnsparencën dhe investimi i Komisionerit Shteteror të Zgjedhjeve ka bërë të mundur aksesimin e çdo vendimmarje në strukturat e reja të KQZ-së.  Për herë të parë vendimarrja ka qenë shumë publike për të  gjithë aktorët e përfshirë në process.

Një nga rekomandiemt që është shumë pozitive, është pikërisht kalendari i madh i punës, që duhet të jetë i publikuar shumë më herët me të gjitha aktivitetet, për të eleminuar ato mangësi, siç ishte fleta e votimit, ku nuk duhej tu jepej aq shumë kohë partive politike.

Edhe për pozicionin e presidentit jemi shprehur, roli i presidentit ka qenë përtej kompetencave. Ne pamë një terren tjetër, ku presidenti nuk ishte në pozicionin e tij insitucional.  Institucioni i Presidentit  nuk prek parimin e neutralitetit dhe i shërben paqtimit të situatës politike në vend.

Nuk është hera e parë që partitë politike nuk bëhen bashkë kur bëhet publik një raport, secili merr meritat e veta, dhe ansjë nuk e lexon me syrin kritik, që këto raporte nuk janë për ti bërë qejfin njërës apo tjerës palë. Tendenca per ta politizuar edhe leximin e raportit të ODIHR nga partitë politike është tepër kritike dhe një tregues minimalist i përgjegjësive politike në vend.

Po ta lexosh raportin me shumë kujdes, duke ju refereruar certifikimit të porceseve zgjedhore, duhet parë si një raport që i ndihmon shumë partitë politike për të forcuar performancën e tyre, atë llogaridhënies mea qytetareve dhe te zgjedhurve ne nivel qendror e lokal .

Absolutisht nuk jemi në këtë ndasinë e partive politike që ODHIR ishte kundër apo me neve. Nëse partitë politike vazhdojnë ta lexojnë raportin sipas interesit të tyre, kjo nuk i shërben vendit, bëjnë mirë ta lexojnë me durim deri më fund dhe të mos dalin para mediave të japin mesazhe aspak të vërteta, apo ti rrinë asaj ndjesisë populiste, që raporti ishte një ndejsi për partitë politike ku secili përkëdhel sedrën e vet për të thënë që ne ishim më të mirët. Ku raporti flet hapur që  mazhoranca ka shkelur përdorimin e burimeve njerëzore, pamë që kishte tendencë për ti bërë presion tek administrata.

Përsa i përket opozitës, në fundin e procesit zgjedhor, e quajti masakër elektorale, vumë re që kjo frymë nuk ishte shumë brenda raportit, por pamë mesazhe për ta inkurajuar PD, apo opozitën e bashkaur që nëse ka pretendime të cilësimit për deformimin e votës,  për  lerjen  e votës duhet të jetë shumë herë argumentues. Kemi parë që ka akuza shumë të forta, kemi parë që opozita, apo grupe të shoqërisë civile i janë drejtuar SPAK për të parë si do vlerësohet ky moment i prekjes së votës. Partitë politike duhet të bëjnë një reflektim të thellë e serioz pas leximit të raportit të ODIHR-it për të nxitur dhe realizuar një Reformë

Zgjedhore të thelluar e gjithëpërfshirëse  siç ua kanë premtuar qytetarëve.

Share: