Home KRYESORE URAN KOSTRECIT: NJË RRËFIM PA LEJË

URAN KOSTRECIT: NJË RRËFIM PA LEJË

Nga Ledi Shamku

Tani që të përcollën, po të them se më ra një rresht loti.

Ishte viti 2002 kur të njoha për herë të parë. Le ta themi që në cektinën njoftunore te nje 31-vjecareje që dy vjet shkolle i kishte bere ne UT “Enver Hoxha”, e mandej i qe pervjedhur Shqiperise per nje dekade, nuk kishte ende “basen dituror” me e dite kush ishe ti.

Por ti erdhe vete. Jo te une, po aty ku punoja une. Ne Institutin e Gjuhesise e Letersise. Kerkoje dicka ne arkiv. Dhe prisje poshte, te roja (nuk t’u ndane rojet). Dikush erdhi lart dhe peshperiti me doren te goja: “Ka aaardh Uraaaan Kooostreeciii”.
Ngrita koken: “Kush eshte ky?”.
Pergjigja: “Ka bere 20 vite burg. Shkrimtar…”.

Brofa jashte. Arkivisti tha se do te na ndihmonte dhe une ndjeva se me qeshi fati ta gjerbja nje kafe me ty. Pa gajle te ftova vete.

“S’ka gje, pres” – me the
“Por nuk pres dot une” – ta ktheva me te qeshur. “Kam prit shume gjate te njoh nje “te prekur prej verteti”.

Te kafja kujtova se u dashurova me ty, por ne fakt isha dashuruar me lirine qe po e nuhatja per here te pare “nje filxhan kafje larg”. Me fole per karkalecat. Te thashe se per qeniet pa vlere ne tiranasit kishim nje proverb “karcaleci n’vorbët t’groshës”. Ma ktheve: “Po, veçse vorba ishte me shpirtra dhe jetë jo me groshë”.

Te pyeta troç: “Uran, si munde me mbet i lire? Ma thuaj te lutem se nuk ka mbaruar koha kur rriskohet liria”

“Vargjet” – me the. “Vargjet permendesh me kane shpetuar lirine brenda vetes. Mesova dymije vargje te poemes sime. Por edhe mijera vargje nga Dante, Petrarka e gjithe sa doja. Sa me shume vargje permendesh, aq me shume liri ne mendje”.

“Uran, po une jam gjuhetare” – te thashe. “Jo letrare”z

“Gjuhetare? Atehere meso permendesh kenge popullore, perralla follklorike, proverba te moçme, meso permendesh batutat e kalamajve te tu po pate. Meso permendesh gjuhën e lire dhe ke instaluar ne koke Lirine. Lere te luftoje mandej, ajo lufton vete! Liria te thyen si kleçke, o gjuhetare! Thyen mure burgu e jo me ca shkarpa te thara gramatikash te sajuara. Meso Ledi! Meso permendesh çdo shprehje gjuhe qe nuk ka hyre në çark”.

“Ah sa po me qeteson” – te thashe. “Se une dij permendesh gjithe Festivalin Folkorik te Gjirokastres. Kendoj cdo kenge dhe per kete me quajne te marre”.

“Kendo Ledi”, – me the, “kendo, recito, rimo, vetem mos zhurmo. Liria nuk ben zhurme, ben muzike”.

Njoha me vone edhe te tjere ish te denuar. Por asnje nuk qe si ty. Ti mbaje era Diell.

Dielli i Amshimit t’i rrezatofte syte e mencur, Uran! Te premtoj se do vijoj te kendoj melodi lirie. Po stonova ndonjehere, te lutem buzeqesh e mos qesh. Jo te gjithe dime t’i kendojme Diellit si ti!

Share: