Home KRYESORE Arrestimi i Kokës/Kryemadhi nxjerr dokumentet: Ka të tjerë majtas dhe djathtas

Arrestimi i Kokës/Kryemadhi nxjerr dokumentet: Ka të tjerë majtas dhe djathtas

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka.

Ajo shkruan se pas tij ka edhe shumë të tjerë, majtas e djathtas, ndërsa ka bërë publike edhe disa dokumente.

Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”-shkruan Kryemadhi.

Reagimi i Kryemadhit vjen pasi SPAK ka urdhëruar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit i LSI, për çështjen e inceneratorëve.

Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo që dorëzoi në SPAK kallëzimin penal për inceneratorët ku mes funksionarëve të lartë të denoncuar ka qenë dhe emri i Lefter Kokës.

Gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi depozitoi një kallëzim penal në SPAK për ish-ministrin e Mjedisit në lidhje inceneratorin e Fierit.

Share: