Home KRYESORE Çfarë u diskutua në mbledhjen me ambasadorët? Basha: Për të sotmen dhe...

Çfarë u diskutua në mbledhjen me ambasadorët? Basha: Për të sotmen dhe të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për takimin e sotëm me 6 ambasadorët e akredituar në vendin tonë.

Në një prononcim para selisë blu, Basha i pyetur nga gazetarët nuk dha detaje për atë se çfarë ishte diskutuar në takim por tha se mbledhja u zhvilluar për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen.

“Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të të djeshmen të sotmen, dhe të ardhmen”, tha Basha.

Takimi i Bashës me ambasadorët zgjati rreth 75 minuta, dhe erdhi një ditë pas situatës së krijuar në PD, ku ish-kryeministri, Sali Berisha me përkrahësit e tij shkuan në ambientet e selisë blu. Ata pretendojnë se në Kuvendin e 11 Dhjetorit kanë shkarkuar si kryetar të PD-së Lulzim Bashën./Opinion.al

Share: