Home KRYESORE Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

I shpallur në kërkim prej disa muajsh është arrestuar në Romë, Itali, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Mësohet se Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.

Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe janë konfiskuar disa pasuri.

Adriatik Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar më 8 Tetor, pasi nga kontrolli policor nuk u gjet në banesën e tij./Opinion.al

Share: