Home KRYESORE PD kallëzon në SPAK 5 ish funksionarë për përdorimin e vulës dhe...

PD kallëzon në SPAK 5 ish funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të partisë

Partia Demokratike kallëzon në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për fallsifikimin e vulës së PD. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe
Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Share: