Nga Mevi Rafuna
Më ka rënë të takoj njerëz të ndryshëm, të profesioneve të ndryshme, nga vende të ndryshme,të gjithë s’paku një copë historie kanë ditur për shqiptarët,në veçanti periudhën e lavdishme të Skënderbeut.
Kur të shohin që si shqiptare ki ende një entuziazëm për lavdinë e kombit tënd,përveç se të vlerësojnë,të respektojnë dy fish.
Në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, isha në një Konferencë Shkencore me rastin e përkujtimit të vdekjes së legjendës tej shqiptare.
Detyrat që i patëm i kryem me përpikmëri sa i përket anës sonë. Ambasada Hungareze ishte bashkëpjesëmarrëse në organizim,madje pat disa historianë hungarez që në përgjithësi punimet e tyre ja kishin dedikuar bashkëpunimit në mes të Hunjadit dhe Skënderbeut,aleancat e tyre deri tek tradhëtia e pabesë nga ana e serbëve në luftën ndaj pushtuesve osman. Veç tjerash kishte studiues hungarez, që punimet e tyre ja u kishin dedikuar enkas personaliteteve shqiptare të njohura dhe rolit që ata patën.
Çfarë më ra në sy nga kjo konferencë ishte se ambasadori hungarez dhe të gjithë delegatët e tyre,qëndruan në sallë dhe dëgjonin me vëmendje secilin panelist qoftë shqiptarë, hungarezë e të tjerave nacionaliteteve. Kjo pasi që konferenca ishte me dy pjesë dhe diku zgjati më shumë se pesë orë ( nëse se kam ngatërruar).
Vjen Ministri i Arsimit që ishte nga Nisma një militant partiak që ishte ba ministër e të cilin se njihja, diku në mesin e konferencës, me stafin e tij që i shkaun prapa,tha një fjalë përshëndetëse u kujdes t’i bënte disa foto dhe iku se di a qëndroi më shumë se gjysmë ore (pasi që koha e tij ishte e “limituar dhe e shtrenjët” padyshim). Mori gjithë stafin e tij dhe iku me nguti. Madje se di a e dëgjuan një historian pjesëmarrës.
Kështu, ata që i thonin vetes krijues por ishin në publik herë hinin, herë dilnin derisa erdhi koha e drekës. Në drekë askush nga ta nuk mungoi.
Madje as në ndejën pas konferencës askush nga ta nuk mungoi saqë ishin kujdesur të merrnin miq e mikesha jashta listës së të ftuarve.
Personalisht më erdhi keq me gjithë atë shfaqje nga kta tanët para gjithë stafit diplomatik hungarez.
Tani ka shumë konferenca dhe takime që unë nuk kam shkuar dhe duke parë atë që ndodhi aty ndihem keq kush na ka udhëhequr dhe na udhëheq, ndihem keq kur e shoh si paraqitet një komb i lavdishëm, nga një Tuftë zvarranikësh që i udhëheq institiki bio-fizik. Që janë e keqja e vetes por e zeza jonë.