Këshilli Kombëtar ka nisur procesin e votimit të fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë, me argumentin se shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se tashmë këta persona mund të bëjnë çfarë të duan jashtë strukturave të partisë.
“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar insotufiket e logjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kjë trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky ësjtë propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe Pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, për të mos përjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet”, tha Bardhi duke saktësuar se në fletën e votimit ka vetëm një pyetje.
A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e:
Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka
Anëtarëve të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarëve:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia