Lideri historik i PD-së akuzoi kryedemoratin se “s’ka asnjë normë përvec pabesisë, mos shkojmë pas drejtuesit që kalon nga disfata në disfatë nga humbja në humbje nga dështimi në dështim”.
“Sot jemi para detyrave të mëdha, këto detyra kërkojnë nga ne para së gjithash rikthimin e lirisë në familjen tonë, rikthimin e PD në shtëpinë e lirisë, kërkojmë bashkimin tonë, sot ne u mblodhëm këtu 9435 delegatë.
Shpreh respekt e nderimin tim për gjithë delegatët që për arsye shëndetësore për bllokim rrugësh kanë pasur dëshirë të madhe të jenë e s’kanë arritur, për gjithë ata që për skepticizmin apo arsye të tjera s’janë bashkuar sot në këtë forum.
Ne mbetemi të hapur për ta se ky Kuvend është edhe i tyre se kontributi i tyre do mbetet gjithmonë i cmuar, le të bashkohemi të mos shkojmë pas atij që e konsideron partinë si pronë personale, të mos shkojmë pas njeriut që s’ka asnjë normë përvec pabesisë, mos shkojmë pas drejtuesit që kalon nga disfata në disfatë nga humbja në humbje nga dështimi në dështim.
Demokratët meritijnë fitore, të ardhme, vizioni i tyre për Shqipërinë është vizioni më i shkëlqyer, rroftë PD e rithemeluar”, tha Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha i bëri thirrje Aleksandër Vuçic që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.
“Grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin është inspirator kryesor i gjenocidit në Kosovë që mohon gjenocidin ndaj shqiptarëve. Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.
360grade.al