Home KRYESORE Ngjarjet në PD/Basha: Ora më e errët, demokratët të bashkohen në 18...

Ngjarjet në PD/Basha: Ora më e errët, demokratët të bashkohen në 18 Dhjetor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një status në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm shkruan se 31 vite më parë, Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin.

Ai thekson se kështu është dhe sot, prandaj i fton demokratët në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha.

Ky reagim i Bashës vjen pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Partinë Demokratike. Ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha hyri në selinë e PD me mbështetësit e tij, ndërsa kryedemokrati Basha po zhvillonte një mbledhje në seli. Berisha po ashtu hodhi akuza se grupe të armatosura kishin hyrë në selinë blu. /Opinion.al

Share: