Home KRYESORE Pas përfundimit të mbledhjes, Basha mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Më 18...

Pas përfundimit të mbledhjes, Basha mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Më 18 dhjetor…

Është zbardhur mesazhi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar pas mbledhjes se ditës së sotme.

Basha është shprehur se pjesëmarrja e demokratëve për të ka qenë një vlerë e madhe.

Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpunëtorë të vyer“, thotë më tej Basha.

“Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë.Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.

Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.
Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpunëtorë të vyer”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Rikujtojmë se, Këshilli Kombëtar vendosi ditën e sotme shkarkimin e Edi Palokës nga drejtimi i këtij institucioni, si dhe shkarkimin e disa anëtarëve të Kryesisë dhe sekretarë të Partisë Demokratike. Me 251 vota pro, katër kundër dhe dy vota të pavlefshme Paloka është shkarkuar nga ky post në mbledhjen e sotme që u thirr nga kryedemokrati Lulzim Basha. Nga 479 anëtarë që ka në total Këshilli Kombëtar i PD-së, 290 u paraqitën në mbledhjen e sotme.

Top Channel

Share: