Home KRYESORE Deklarata e Escobar, Berisha: Të mbështesësh Bashën nuk lufton Sali Berishën

Deklarata e Escobar, Berisha: Të mbështesësh Bashën nuk lufton Sali Berishën

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili dënoi dhunën në selinë e PD në protestën e 8 janarit. Escobar u shpreh se dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Berisha u shpreh se Escobar është munduar të ndihmojë Bashën, por nuk ia ka arritur qëllimit.

“Shpreh keqardhje të madhe. Në vizitën time të parë, reagimi im ishte që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elemente të tyre, ata nuk i kanë qejf kukullat. Në mënyrën më të sinqertë, i kërkova që të mos merret me kukulla. Ai mendoi se me atë deklaratë do ta ndihmonte, por jo vetëm që nuk ndikoi në Kuvend, por kuvendi shënoi një arritje të paparë. Si mund të punohet mirë me një njeri që brenda ndërtesës merr vrasës dhe banditë? Ata duhet të informohen më parë. Ftoj Escobar dhe cilindo që çdo fakt dhe dokument ta paraqesin në gjykatë.

Por ajo e cila është për mendimin tim e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet: Të mbështesësh Lulzim Bashën sot jo vetëm mbështet një kufomë politike që secili prej jush po t’ju pyesnin këtë do thonit, por është më keq se kaq. Të mbështetësh Bashën është një përçmimi i madh, një shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Sepse të mbështesësh Bashën nuk lufton Sali Berishën. Jua them unë, jo. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën nuk i bëjnë llogaritë mirë. Problemi është më i thellë. Problemi është çfarë shohin qytetarët shqiptarë, kur ky politikan i ri është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Jo nuk janë të tillë politikanët e rinj shqiptarë. Ai ishte politikani i ri në Shqipëri në pozitën më të lartë”, tha Berisha./Opinion.al

Share: