Home KRYESORE Çfarë do të ndodhë pas 8 Janarit, Berisha: Selia do t’iu kthehet...

Çfarë do të ndodhë pas 8 Janarit, Berisha: Selia do t’iu kthehet demokratëve

Ish-kryeministri, Sali Berisha, bëri me dije këtë të enjte se nuk do të ketë më “Foltore”, por tashmë do të zhvillojë takime me qytetarët. Ai njoftoi se të dielën në orën 11.00 do të jetë takimi i radhës në pallatin e sporteve në Shkodër.

Berisha në fjalën e tij ka theksuar gjithashtu se selia do t’iu kthehet demokratëve.

“Takime të fuqishme me qytetarët – jo foltore. Në funksion të një strategjie të largimit të narkoshtetit, dhe të përgatitjes së terrenit për protesta të fuqishme. Nuk mundet të pajtohet populli me kufoma politike që u vjen era në gjithë Europën. Nuk mund të pranojë lidhje të tilla me krimin të gërshetuara qeveri dhe një grup i Bash bravës. Do të ketë pastaj tryeza të rrumbullakëta, në të cilat do elaborohen mendime për probleme të ndryshme. Pa asnjë lloj dyshimi selia do i rikthehet demokratëve”, tha Berisha.

Share: