Home KRYESORE Përfitonin deri në 300 mijë €, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve

Përfitonin deri në 300 mijë €, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve


Një operacion policor i koduar “Identiteti”, është finalizuar ditën e sotme pas një hetimi 3-mujor.

Përmes një njoftimi për mediat autoritetet bëjnë me dije se janë arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Artur Terziu dhe Ilir Mata.

Gjatë aksionit, policia ka zbuluar një laborator që përdorej për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.

Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./Opinion.al

Share: