Home KRYESORE IKUR! Nga Alma Lleshi

IKUR! Nga Alma Lleshi

Në ato caste,
Kur mërzia bëhet
më e madhe se un’.
Atëherë kur i kam konsumuar
të gjitha ikjet.
Humbas për ty.
Telefonoj,
Dhe përtej boshllëkut
nisem.
Por,
Përveç frymës,
Gjithçka tjetër, iluzion.
Dhe hiç.
Asgjë.
Me telefon un’ fikem.
Ato çaste
Kur kam ndjenjën
Dhe ëndrrën time me ty,
Më mungojnë.
Aq shumë më mungojnë.
Deri atëherë,
Kur të të humbas përsëri.

Share: