Home KRYESORE Mjekët kundër propagandës/ Omicron si gripi i stinës, pandemia drejt fundit

Mjekët kundër propagandës/ Omicron si gripi i stinës, pandemia drejt fundit

Në kundërshtim me fushatën intensive të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës, në kundërshtim me vendimmarrjen ekstreme të Komitetit të Ekspertëve për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve në privat e shtet dhe në respekt të studimeve shkencore, mjekët po thonë se infektimi me Omicron është i lehtë, njësoj si gripi.

Ishte imunologu i njohur Genc Sulçebe i ftuar pak ditë më parë në abc që tha se variani Omicron i koronavirusit nuk arrin deri në mushkëri, por prek vetëm zonën e fytit. Ai e krahasoi atë me gripin e zakonshëm.

“Nga pikëpamja klinike temperatura, rrufa, dhimbjet e fytit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm. Variantet e para shkaktonin dhimbje të forta në trup. Ky (Omicron) mesa duket ka shumë pak humbje shije dhe nuhatje dhe fokusohet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, nuk zbret poshtë në mushkëri. Është si gripi sezonal. Mund të diferencohet vetëm duke bërë analizën, tamponi i shpejtë apo molekular. Është kthyer në një grip të zakonshëm dhe trajtimi është si për gripin e zakonshëm. Nuk ka asnjë ndryshim, ne trajtojmë vetëm simptomat” u shpreh Sulçebe.

Një tjetër mjek, Ilir Alimehmeti e ka përforcuar idenë se kemi të bëjmë me një variant të lehtë në qarkullim dhe këtë e tregojnë rezultatet e studimit të katërt shkencor që provojnë të njëjtin mesazh: Omicron është shumë herë më pak i dëmshëm se Delta. Përpos studimeve të bëra më parë në Afrikën e Jugut, Skoci dhe në Angli, rezultatet e ngjashme pozitive vijnë edhe nga studimi i kryer në Kanada.https:

//www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDr.Ilir.Alimehmeti%2Fphotos%2Fa.106669321525308%2F285938120265093%2F%3Ftype%3D3&show_text=true&width=500

Siç shpjegon Alimehmeti në një postim në Facebook, studimi u krye nga Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios që vëzhgoi 11.622 raste me Omicron dhe u krahasuan me 14.181 raste me Delta.

“Risku i shtrimit në spital ose vdekjes nga Omicron është 65% më i ulët, se Delta dhe risku i shtrimit në terepi intensive ose vdekjes nga Omicron është 83% më i ulët” shpjegon mjeku.”
  • 3 pacientë me Omicron humbën jetën (0.03%);
  • 17 pacientë me Delta humbën jetën (0.12%).
  • Sa për krahasim, vdekshmëria nga gripi është rreth 0.10-0.15%.

Në një intervistë për Neës24, ai ka shkuar më tej duke thënë se Omicron po na paralajmëron fundin e pandemisë.

“Si çdo maratonë xhiroja e fundit është me një sprint më të fortë dhe duket se ky sprinti është Omicron. Kjo është ajo vala që nuk do lerë njeri pa kapur dhe që ne shpresojmë që në fund të kësaj të jetë vendosur imuniteti kolektiv. Kalkulimet janë që në pranvere ne të kemi dalë nga faza akute e pandemisë dhe më pas të flasim për endemi”, u shpreh Ilir Alimehmeti.

Por shifrat e pandemisë edhe sot ishin negative me mbi 1600 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit. Ndërkohë presioni për vaksinimin është shtuar tek punonjës të marketeve dhe tek punonjës të administratës shtetërore.

Liria e individit është kufizuar më tej gjatë pandemisë në emër të “normalitetit të ri”. Në shumë vende të Europës qytetarët kanë dalë në protesta kundër kontrollit përmes “green pass”, ndërsa propaganda për vaksinimin e detyrueshëm dhe kërcënimet për vendet të punës janë shtuar. Në Shqipëri, protestat janë të pakta dhe zërat që e kundërshtojnë vaksinimin janë të rrallë, pavarësisht se mjekët po thonë se pandemia është drejt fundit dhe Omicron është njësoj si një grip i zakonshëm./Lapsi.al

Share: