Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në “Facebook”, sillet në vëmendje deklarata e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku theksohet se çfarë vjen më pas nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada” Sekretari i Shtetit Antony Blinken