Siç paralajmëroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, qeveria tashmë ka nisur shpërndarjen e formularëve për qytetarët për të marrë përgjigje lidhur me disa çështje të ndryshme për vendin tonë.
Në formularin e qeverisë janë shkruar 12 pyetje ku kërkohet mendimi i qytetarëve për çështje që sipas Ramës konsiderohen thelbësore për vendin.
Në këtë formular vihet re se si pyetje e parë është ajo ku kërkohet mendim nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.
Pyetja e dytë vijon, nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.
Pyetjet e tjera vijojnë me lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit, por edhe me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit./Opinion.al