Home Gjeo-Ekonomia Telefonata Putin –Macron, bien dakord se duhet punuar për armëpushim

Telefonata Putin –Macron, bien dakord se duhet punuar për armëpushim

Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin bien dakord se duhet punuar për një armëpushim në Ukrainën Lindore. Kjo u bë e ditur nga pallati Elysee në fund të bisedës së gjatë telefonike mes presidentit francez dhe atij rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi gjithashtu mbështetjen e tij për një “armëpushim të menjëhershëm” në Donbass.

Ndërkohë, rreth 40,000 refugjatë që ikën nga Donbass kanë mbërritur në rajonin rus të Rostovit. Joe Biden do të thërrasë sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për krizën në Ukrainë./Opinion.al

Share: