Pas takimit me ministrin e jashtëm rus, një diplomat i lartë kinez ka dhënë një deklaratë ku ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Wang Yi tha se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për ta çuar marrëdhënien e tyre në një “nivel më të lartë” nën drejtimin e dy liderëve të saj.
Ai shtoi se lidhjet midis dy vendeve i kanë rezistuar një testi të ri në mes të situatës ndërkombëtare ku ndodhemi.
Vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, e kanë paralajmëruar Kinën që të mos mbështesë Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë.
Wang Yi tha se Kina mbështet një “ftohje” të konfliktit dhe përpjekjet e Rusisë dhe Ukrainës për të kapërcyer “vështirësitë” e tyre dhe për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore./Opinion.al