Home KRYESORE Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore, do vaksinohen fëmijët mbi 12...

Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore, do vaksinohen fëmijët mbi 12 vjeç

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të heqë orën policore në vend. Kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli bëri të ditur se nga nesër nuk do të jetë më kufizimi i lëvizjes nga ora 23:00 deri në 06:00.

“Është vendosur që ora policore të mos jetë më, hiqet ora policore siç ishte nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit”,-tha Rakacolli.

Ndër të tjera Komiteti i Eksperteve ka rekomanduar që vaksinimi i fëmijëve të nisë nga mosha 12 vjeç, për të gjithë fëmijët, jo vetëm për ata që kanë sëmundje të tjera shoqëruese.

Vijon izolimi i personave të infektuar, sipas komitetit ato do të qëndrojnë në izolim nga 5 ditë deri në 10 ditë.

Për gjithë qytetarët që do hyjnë në vendin tonë, mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës se vaksinimit ose e testit PCR në 72 orët para mbërritjes dhe ata që nuk kanë këto dokumente vijon të mbetet në fuqi izolimi.

Në aeroporte do lejohen të hyjë vetëm pasagjerët që mbajnë maskën si është e rekomanduar.

Mbetet ne fuqi mbajtja e maskës në gjithë ambientet e mbyllura.

Mbeten në fuqi masat për grumbullimin në aktivitete kulturore e sportive.

Mbetet në fuqi lejimi për grumbullimin deri në 50 persona, ka bërë të ditur Rakacolli./Opinion.al

Share: