Home Gjeo-Ekonomia Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusët kanë edhe 3 ditë karburant

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusët kanë edhe 3 ditë karburant

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse kanë furnizime me karburant, të cilat plotësohen nga kamionë-cisternë për tre ditë.

Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë goditur nëntë objektiva ajrore ruse – një avion, gjashtë mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy helikopterë.

Në Okhtyrka, një qytet i vogël në rajonin Sumy në Ukrainën qendrore, 300 ushtarakë rusë refuzuan të kryenin luftime me forcat ukrainase dhe u larguan nga zona e operacionit.

Ushtria ukrainase shkatërroi po ashtu 14 tanke, tetë automjete luftarake të këmbësorisë, dy automjete tërheqëse, tre sisteme artilerie dhe katër automjete të tjera./Opinion.al

Share: