Gjeneral Piro AHMETAJ, Emergjencë shtetërore:
Në 30 vitet e fundit mekanizmat e Sistemi i Sigurisë Kombëtare janë konceptuar, planizuar, drejtuar dhe menaxhuar më së shumti në mënyrë të fragmentizuar, secili institucion më vete, sipasfushës së misionit, përgjegjësive dhe detyrave respektive.
Fatkeqësisht në shumicën e rasteve ka dublikime, struktura paralele si dhe “kompeticion” midis Agjensive shtetërore të sigurisë, jo për zbatimin e përgjegjësive por sidomos per kompetencat reciproke.
Për pasojë, efiçenca e parashikimit të kërcënimeve dhe peshimit tëskenarëve, vendimmarrjeve, veçanërisht kapacitetet operacionalenë këtë fushë janë zhvilluar mbi këtë koncept, model dhe tradit të ç’integruar.
Për një vend të vogël si vendi ynë, kjo përqasje e çintegruarpërbën një barrë të rëndë si dhe me kosto të lartë. Thënë këto, ka ardhur, ndoshta ka kaluar koha për koncept, strukturë dhe masa shtetërore të integruara.
Përtej dhe përfshi RSh, rendi i sigurisë globale është tronditur nga riciklimi i frikshëm i luftrave tradicionale, si rasti neonazist iRusisë për pushtimin e Ukrainës, duke sprovuar edhe kohezionin dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (NATO/USA)!
Nga ana tjetër, prej 20 e më shumë vitesh bota po vijon tëpërballet me pasojat e shteteve/demokracive të dështuara, kërcënimet terroriste, rreziqet kibernetike, fatkeqësitë natyrore, pandemi shëndetësore, emergjencat natyrore, krizat financiare, etj.
Për edhe më keq, pasojat e korrupsionit shtetëror, krimit të organizuar, tërmetit dhe pandemisë/Covid-19, e kanë shkundur jo vetëm arkitekturën por edhe gravitetin e sistemit të Sigurisë globale, kontinentale, rajonale por dhe Sistemin e SigurisëKombëtare !
Ndërsa, prej 13 vitesh, RSh është pjesë e sistemit të mbrojtjes kolektive, me përfitime të jashtëzakonshme, kontribute modeste dhe detyrime përkatëse.
Por megjithë perpjekjet dhe sigurisht arritjet, RSh ende i mungon një mekanizëm kombëtar për vlerësime dhe masa shteterore të integruara ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve te sigurisë së qytetarëve, shoqërisë, standarteve demokratike si dhe interesave kombetare.
Po ashtu, është fakt se SSK 2004 dhe 2014, kanë mbetur si dokument në letër, pak ose aspak të zbatueshme në praktikë, ose për më qartë vetëm si inventar në sirtaret dhe raftet e qeveritarëve të radhës.
Prandaj, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë më shumë se modeste në fushën e reformave të sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s, e çmoj si emergjencë kombëtare transformimin eSistemit të Sigurisë, me qëllim: “modernizimin e konceptit zyrtar (SSK), strukturave, paisjeve dhe kapaciteteve; përmirësimin të aftësive operacionale dhe kulturës së bashkëpunimit mes strukturave përgjegjëse, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit të Shqiptarëve në vlerat e shoqërive euro-atlantike; zhvillimin e interesave kombëtare dhe përmbushjen e detyrimeve të RSH nëNATO”.
Thënë këtë, si prioritet Nr. 1 të kësaj reforme, këshillojaplikimin e një modeli të integruar ose “Ngritjen e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK).
Fusha e Veprimit dhe Misioni: ASK do t’i sigurojë, Ekzekutivit/Kryeministrit dhe autoriteteve të larta shtetërore:“pamje në kohë reale dhe të integruar për peshën e kërcënimeve dhe vendimmarrjet respektive; të luajë një rol thelbësor në formulimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK), përgatitjen e paketës ligjore, monitorimin e realizimit të objektivave sipas matricës së detyrimeve ndërInstitucionale”.
ASK do të mbulojë fushat kryesore të sigurisë si dhe interesave kombëtare dhe do t’i shërbejë kryesisht Kryeministrit, por edhe 2pushteteve të tjera (Kuvendit & Presidentit) si dhe institucioneve zbatuese si MPJ, MB, MM, sipas fushës së përgjegjësive reciproke.
ASK është projektuar të luajë një rol iniciues edhe për formulimin e dokumentave strategjikë (SSK, RSM, SU, PAZH, etj), si dhe do të koordinojë dhe monitorojë realizimin e objektivave nga institucionet respektive.
Për me tepër, ASK do të shërbejë si strukturë qëndrore për të harmonizuar përgatitjen e vendimmarrjeve në fushën e sigurisë për 3 pushtetet (Kryeministër, Kuvend, President), si dhe për atonë kuadrin e mbrojtjes kolektive të Aleancës, etj.
Po ashtu, ASK do të shërbejë për përgatitjen e axhendës së mbledhjeve të Komitetit Ndërministror të Politikave të S&MbKdhe si e tillë do t’ju sigurojë në mënyrë periodike dhe rast pas rasti (para takimeve) të gjithë anëtarëve të KNPSK, një pamje të integruar dhe të njëjtë për çështjet e vendimmarrjeve strategjike.
Edhe pse një strukturë e vogël, (që mundet të zgjerohet në varësi të vizionit të Kryeministrit), nëpërmjet qasjes së integruar ASK do të shërbejë edhe si mekanizëm për të transformuar edhe të gjithë arqitekturën dhe efiçencën e mekanizmave të sigurisë kombëtare.
Për sa i përket barrës financiare, është po ashtu një qasje racionale dhe në nivelin kombëtar nuk do të ketë rritje të numrit personelit. Kjo pasi ASK do të ngrihet si rezultat i reduktimeve kritike (duke shmangur dublikimet) të disa strukturave të analizave strategjike në MM, MB, të MJ, disa Agjensi të Inteligjencës, etj.
Për të përmirësuar rrënjësisht dimensionin aplikativ, është njëgjetje efiçente që ASK të jetë në vartësi të Kryeministrit, si dhetë ketë dy shtylla kryesore (a) vlerësime strategjike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, si dhe (b) koordinimin dhe monitorimin e përgjegjesive ndër-Institucionale në përmbushjen e objektivave të SSK, detyrimeve në NATO, BE, etj.
Duhet thënë se, përvec rëndësisë dhe rolit në nivelin mbarëkombëtar, ky projekt, do të ketë peshë dhe do të shërbejë sinjë nga shtyllat e besimit të bashkëpunimit strategjik midis RSH dhe SHBA dhe NATO-n.
Gjithësesi, nëse/pasi arrihet vullnet politik, do duhet:“gjithëpërfshirje dhe konsultim shterues” me aktorët, faktorët dhe personalitete brenda vendit, aleatët strategjik USA, NATOs. Ndërsa më tej do duhet të ngrihet një grup “ad-hoc” për të finalizuar konceotin misionin, strukturën dhe vartësinë e kësajAgjensie.
Detyrat kryesore:1. Planizimi, zhvillimi dhe drejtimi i procesit të Rishikimit Strategjik të Sigurisë Kombëtare (SDR). Mbi gjetjet e saj Inicimi dhe koordinimi i procesit të formulimit të SSK 2023-2030;2. Monitorimi dhe raportim periodik për Kryeministrin mbigjendjen e përmbushjes se objektivave të sigurisë kombëtare (sipas matricës ndëristitucionale), skenarët e emergjencave civile si dhe për përmbushjen e angazhimeve të RSH në kuadër të NATO-s, BE, UN etj. 3. Përgatitja e axhendës së takimeve të Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë pranë Kryeministrit, si dhe ndihmuese sipas vullnetit të Presidentit për rastet e mbledhjeve të KSK. 4. Rekomandimi i draft-qëndrimeve për Kryeministrin mbivendimmarrjet në fushën e sigurisë kombëtare, për në NATO, BE, UN, etj. 5. Përfaqësimi në forume, konferenca, kolegje, qëndra studimi strategjike (kombëtare dhe ndërkombëtare) për çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, NATO, BE dhe ato globale.
Struktura: Theksoj se ASK nuk do të jetë një shtojcë personeli, as barre shtesë financiare. Përkundrazi, krahas adoptimit të një qasje të integruar në menaxhimin e përgjegjësive shtetërore, ASKdo të “kursejë personel dhe para” duke u krijuar mbi reduktimin/reformën e të gjitha strukturave paralele të analizës,vlerësimit dhe monitorimit në institucionet dhe Agjensitë e sigurisë që merren me misione të ngjashme, siç mund të jenë Instituti/Qëndra e Sigurisë në MM, të Policisë, strukturat e mbledhjes dhe analizës së informacioneve të hapura në MJ, MB, SHISH, Emergjencat Civile, si dhe Agjensi të tjera.
Po ashtu, ASK mund të zgjerohet rast pas rasti (në varësi të rrethanave) më të komanduarve (&paguarve) nga struktura të tjerapër nevojat e kësaj Agjencie!
ASK mund të ngrihet në nivelin e një Sekretariati me disa drejtori kryesore, si për Vlerësimet Strategjike dhe peshimin e kërcënimeve, Monitorimin e realizimit të objektivave të SSK, e Situatës Operacionale (ZOS) si dhe Sektori Mbështetjes me Shërbime.
Kjo Agjensi do duhet domosdoshmërisht të ketë ekpertë me ekperiencë strategjike brenda vendit dhe strukturat ndërkombëtare, Diplomacia, Inteligjenca, Ushtarakë të lartë në rezervë, Policia e Shtetit, etj.
Në shtesë, ky projekt është në përputhje me hapësirat kushtetuese, si dhe përbën një përqasje aktive dhe të përgjegjshme të Institucioneve shtetërore në fushën e sigurisë dhe interesave kombëtare. Po ashtu, duhet nënvizuar se, koncepti, përqasja dhe struktura e integruar (ASK) është një eksperiencë e aplikuar me shumë sukses në SHBA, Slloveni, vendet Balltike, etj.
Nga ana tjetër, ngritja e ASK është një projekt dhe një ndërmarrje e vështirë, që lidhet me paketën ligjore, ndryshimet strukturore, me mentalitetin e “vartësisë”, problematikēn e bashkëpunimit në ekzekutimin e përgjegjësive shtetërore.
Prandaj, pasi/nëse ky “draft-Projekt” do miratohej në parim, përzbatimin në praktikë do të duhet të ngrihet një grup i përbashkët ndërInstitucional për të përcaktuar një paketë ndryshimesh ligjore, strukturore, administrative deri në ngritjen & funksionimin e ASK.
Së fundmi, e përsëris fortë se në reformat e sigurisë, nuk duhenfare, as protagonizmi, as privatizimi politik, as udhëheqës të madhërishëm dhe as rambo-delirant, por dashuria dhe përulësia për Atdheun, vizioni, përkushtimi ndaj detyrës, përgjegjësia e lartë ndaj interesave kombëtare, besimi në vlerat demoratike dhe ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n.
*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Seinor Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut, ish:
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,
Zv/ShShPFA & Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO