Home Gjeo-Ekonomia “Nuk e kisha menduar ndonjëherë të lumturohesha kur shihja ushqim me sy”,...

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë të lumturohesha kur shihja ushqim me sy”, ukrainasit e tmerruar nga lufta

Njerëzit në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse, derisa papritur, ata u tërhoqën.

Stephanie Hegarty e BBC-së ka folur me Julin, një vullnetare që ndihmon në shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave humanitare atje. Ajo ka regjistruar një video ditar gjatë javëve që qyteti ishte pjesërisht i rrethuar dhe që një pjesë e madje e tij u shkatërrua.

“Askush nuk beson se rusët kanë ikur përfundimisht”, thotë Juli e cila më pas shton: “Kjo heshtje është e frikshme”.

Artistja ka zbuluar se shumë njerëz në qytet po jetojnë ende me frikë të vazhdueshme. “Ne me të vërtetë nuk besojmë se [rusët] nuk do të kthehen”, tregoi Juli.

Ndërkohë një nga personazhet në videon e regjistruar nga Juli shprehet: “Morëm ndihma humanitare që erdhën me një autobus, nuk e kisha menduar ndonjëherë që të isha shumë e lumtur kur të shihja ushqim, dhe ishte ‘uau’. Ne jemi akoma gjallë, mund të ushqehemi, ishte magjike”.

Për më shumë shikoni videon këtu

360grade.al

Share: