Home Gjeo-Ekonomia Rusia shpall “non grata” Boris Johnson

Rusia shpall “non grata” Boris Johnson

Rusia deklaron se i ka ndaluar hyrjen në vend kryeministrit britanik Boris Johnson dhe disa ministrave të kabinetit të tij, për shkak të qëndrimit armiqësor rreth luftës në Ukrainë.

Në listë janë edhe ministrja e Jashtme, Liz Truss, ai i Mbrojtjes, Ben Wallace dhe 10 politikanë të tjerë, kryesisht anëtarë të kabinetit.

Moska thotë se vendimi është marrë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar që kur Rusia pushtoi ukrainën. Në mars, Rusia mori të njëjtat masa edhe kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden./Opinion.al

Share: