Home KRYESORE A ka deputetë dhe zyrtarë të lartë nën hetim? Përgjigjet kreu i...

A ka deputetë dhe zyrtarë të lartë nën hetim? Përgjigjet kreu i SPAK, Arben Kraja

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian me fokus luftën kundër korrupsionit, deputetja e PD ka pyetur drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja nëse ka deputetë apo zyrtarë të lartë nën hetim për çështjen e Inceneratorëve.

Kraja ka deklaruar se nuk do të japë përgjigje për pyetje konkrete pasi kështu e përcakton ligji.

Jorida Tabaku: A po vazhdojnë hetimet për inceneratorët? A ka më deputetë apo zyrtarë të lartë që po hetohen?

Arben Kraja: Nuk do të jap asnjë përgjigje për çështje konkrete, kjo është e shkruar në ligj, ndaj dhe nuk do të jap as përgjigje dhe as komente. përgjigje./Opinion.al

Share: