Home KRYESORE Drita Avdyli, Zonja që me Ndërmjetësim ju bën të mos Shiheni (përplaseni)...

Drita Avdyli, Zonja që me Ndërmjetësim ju bën të mos Shiheni (përplaseni) në Gjyq!

Nga Artur Nura

Drita Avdyli është kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit dhe e gjen vazhdimisht duke inspiruar anëtarët e kësaj dhome për të ndërgjegjësur njerëzit si të mirëkuptohen që tu shmangen gjyqeve të gjata dhe raskapitëse.

Sigurisht që ne të gjithë bëjmë nga një punë, por jo të gjithë jemi perfekt në punën që kryejmë për shkak të karakterit që gjithësecilit nga ne mbart! Zonja Drita Avdyli duket e prerë në perfektshmëri për të bërë Ndërmjetësim me njerëzit të cilët kanë konflikte interesi. Ajo është gjithmonë e qeshur, e gjindshme, e qetë dhe e arsyeshme deri në atë mënyrë, sa ta imponon këtë model, këtë energji pozitive edhe ty, që ndoshta pa u takuar me zonjën Drita, kishe nenduar që do i bëje gjithë të zezat asaj, atij me të cilin ke konflikt interesi!

Padyshim që konflikti i interesit ndodh gjegjësisht midis vëllezërish, motrash, bashkëshortësh, pronarësh dhe ortakësh të cilët kur përfundojnë në korridore gjykatash bëhen jo rrallë herë edhe armiq deri në vdekje!

Në studio të ndryshme televizive zonja Drita shpjegon, me pasion dhe pozitivitetin që e karakterizon, se në Gjykata njerëzit janë të detyruar të bëjnë proçese të gjata gjyqësore dhe në fund, vetëm njëra palë në konflikt del fituese dhe, pala tjetër detyrimisht humbëse e ky përfundim e komplikon marrëdhënien njerëzore cila do qoftë ajo!

Ndërsa me Ndërmjetësim – thotë zonja Drita pa u lodhur – nuk ka humbës dhe as fitues, por me të arrihet një kompromis midis palëve dhe në një zgjidhje e cila u kursen personave në konflikt interesi, kohë, para dhe nerva e ndahen me win-win duke mbajtur marrëdhënie normale me njëri tjetrin.

Të gjithë kolegët gazetarë që e kanë patur të ftuar në studio televizive zonjën Drita impresionohen nga pozitiviteti i saj, e cila me modesti fisnike nuk refuzon asnjë ftesë gazetari! Pas trasmetimit duket se çfarë ka thënë Drita për telespektatorët e kanë dëgjuar po me aq vëmëndje gazetari që e ka intervistuar, operatorët në studio, teknikët në trasmetim dhe drejtuesit e Redaksisë përkatëse sepse në fund të gjithë i kërkojnë numrin e celularit për ta konsultuar nëse do të kenë nevojë vetë, apo tja sugjerojnë miqve dhe të afërmve të tyre kur të kenë nevojë!

Në fakt, duhet thënë që një gjë e tillë është krejt e natyrshme sepse të zgjedhësh zonjën Drita për të zgjidhur një problematikë të caktuar, këtë ta imponon pozitiviteti njërëzor që ka kjo zonjë e vërtetë dhe, patjetër edhe për arsyen racionale që Ndërmjetësimi që ju sugjeron kjo zonjë, në metaforë i ngjan arritjes në destinacionin e duhur me një avion të sigurtë dhe të shpejtë e me kosto shumë modeste dhe jo “Karrocës së Dylit” në gjykata ku ju rrënohet xhepi, shkatërohet mëndja dhe dëmtohen në mënyrë të pandreqshme marrëdhëniet njerëzore!

Pra miq,

Nëse keni një problem për të zgjidhur, një konflikt interesi, mos hezitoni e kontanktoni zonjën Drita Avdyli dhe dishepujt e saj sepse ju siguroj që kurrë nuk do të pendoheni!

Share: