Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sherrit të ndodhur ditën e sotme në Kuvend.
Teksa ka publikuar çmimin e vilës që sipas tij i përket një prej katër ish-ministrave të Partisë Demokratike që sot janë pjesë e Grupit të Rithemelimit, në një status në Twitter Bardhi shkruan: E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur.
Ditën e sotme seanca në Kuvend u shoqërua me përplasje të forta midis deputetit Gazmend Bardhi dhe deputetit Edmond Spaho e Tritan Shehu ku ‘mollë sherri’ u bë deklarata Bardhit në një emision televiziv për një vilë të një opozitari me vlerë 760 mijë euro.