Home KRYESORE “Une kurvar jam vete”

“Une kurvar jam vete”

Nga Urime Straka

“Une kurvar jam vete” Ishte kjo fraza me te cilen i’u drejtua vjerrhi te rese nga Librazhdi e cila u kap mat ne tradhti bashkeshortore ndaj te shoqit. Po ty i nderuar kush te jep te drejten morale per te qene nje “kurvar” krenar ?

Kush ta jep te drejten te ushtrosh nje dhune te tille si ne rastin ne fjale kundrejt bijes se botes? Po djalit tend deshtak dhe te mjere a po i’a mban pishen atje jashte kufijve?

Po, se po te ishte djali jot i afte dhe i zoti nuk e kishte lene nusen te kafsheronte me ju, ku ne momentin me te pare qe do kishe mundur me siguri do ta kishe perdhunuar vete. Po po, nuk eshte fare e cuditshme. Nuk eshte e pazakonte tashme ne realitetin qe jetojme. Dhe e cuditshme si ajo vajze i paska shpetuar deri me sot perdhunimin tend. Perversitetit tend.

Normale, nese gruan tende e ke pershtatur dhe e ke gatuar sipas xhungles tende, kjo s’do te thote se mund ta besh kete edhe me nusen e djalit, e cila kushedi ç’fare peripecish te ndyra ka kaluar ne deren tuaj te mjere. Buken me sallam qe ti i’a permend, mund t’ia hedhesh ndonje maceje zoteri, se femra nuk ushqehet me buke e sallam. Femra ushqehet me njerezillek, me respekt dhe vlera. Femra ushqehet me familje te shendoshe, gje qe dyshoj shume qe ju si prinderit e bashkeshortit te saj te ia keni dhene kete. Duket qartazi nga menyra kafsherore me te cilen ju trajtoni fenomenin. Dhe ky fenomen, qe padyshim eshte i denueshem (ama vetem ligjerisht) nuk trajtohet ne kete forme. Tradhtia ndeshkohet vetem me divorc. Nuk je askushi, ti nje pjelle kafsherore e lindur dhe edukuar mes xhungles nuk je askushi per te bere gjyqe te tilla, arsye per te cilat nuk e din asesi nga se kane ardhur.

Eshte e drejta e cdokujt te beje cfare do me martesen e tij, ashtu si ti e ke dhunuar si profan martesen tende, nuk eshte e thene ta beje cdokush.

Ta theksoj dhe per gjithe injorantet e tjere qe jane kunder ketij mendimi, une nuk jam aspak pro tradhetise. Une jam kunder cdolloj tradhetie, marrdhenie dhe raport qe lihet ne mirebesim nga partneri, por jam pro per tu ndeshkuar fenomeni, jo individi.

Dhe kete fenomen e ndeshkon vetem divorci. Jo mendja juaj prapanike dhe jastiket e hedhur ne drejtim te individit.

Nuk jam pro qe ju te nxisni depresionin, vetevrasjen dhe veteflijimin e nje pjelle te tjeter kujt.

Share: