Home Gjeo-Ekonomia Putin krahason veten me Pjetrin e Madh: T’i kthejmë Rusisë atë që...

Putin krahason veten me Pjetrin e Madh: T’i kthejmë Rusisë atë që është e saj

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë homazhe carit Pjetri i Madh në 350-vjetorin e lindjes së tij, duke paralelizuar atë që ai e portretizoi si përpjekje e tyre historike për të rifituar tokat ruse.

Në komentet televizive të bëra pas një vizite në një ekspozitë kushtuar carit, Putin tha:

“Pjetri i Madh zhvilloi luftën e madhe veriore për 21 vjet. Duket se ai ishte në luftë me Suedinë, ai mori diçka prej tyre. Në fakt ai nuk mori asgjë prej tyre, iu kthye ajo që ishte e Rusisë”.

Presidenti rus e krahasoi fushatën e Pjetrit me veprimet aktuale ushtarake të Rusisë.

“Me sa duket, edhe neve na ra të kthejmë çka është e Rusisë dhe të forcojmë vendin Dhe nëse nisemi nga fakti se këto vlera bazë përbëjnë bazën e ekzistencës sonë, sigurisht që do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrave me të cilat përballemi.”-tha ai./Opinion.al

Share: