Home Gjeo-Ekonomia Si mund të bëhet një emision pa njohur këtë treg, këtë sektor?

Si mund të bëhet një emision pa njohur këtë treg, këtë sektor?

Larg nga pritshmëritë… Nga Bardhi Sejdarasi

Kam qënë e jam për një ekran ku ekonomia të jetë dominuese, që njerëzit të mësojnë sa të munden për menaxhimin e xhepit dhe te buxhetit të familjes, që bizneset të kenë një dritare pa ekuivok në këtë ekran të dëshiruar.

Scan TV është një nga pritshmëritë! Nuk e arriti asnjëherë, sipas meje, këtë pritshmëri! Shpresova shumë tek pronarët e rinj, administratorët e rinj, tek kolegët e mij, paga e të cilëve u shtua qysh ditën e parë të pronarit të ri! Edhe imazhi i ri më rriti shpresën për një ekran profesional në standarde!

Unë nuk e kam zakon të gjykoj kolegët e “racës” sime! Po kam pasion të gjej diçka të mirë në emisionet e reja të Scan! Ndoqa një prej tyre që trajtonte respektimin e të drejtave të konsumatorëve! Temë e bukur! Por… Të ftuar që nuk plotësonin kondicionet për një debat imteresant për këtë temë!

Asgjë e arrirë!

Si mund të flasë përfaqësuesi i fasonistëve për respektimin e të drejtave të konsumatorëve!? Po ku ka këtu konsumatorë rregjimi i përpunimit aktiv, siç quhen ndryshe fasonistët!

Këto janë kompani që punojnë me material porositësi, autorizimi që iu lëshon dogana nuk i lejon të shesin brenda vendit! Kompanitë në doganë raportojnë rieksporte në peshë dhe copë! Mungesa e një kg mall apo një pale xhinseve apo këpucëve i penalizon!

Këto kompani prodhojnë dhe eksportojnë 100 përqind, duke përfituar vetëm vlerën e shtuar! Këto kompani nuk kanë krijuar markë-brand, nuk kanë të drejtën e pronësisë industriale të modelit, stilit etj! Këto kompani nuk kanë të drejtën as të shënojnë në produktet e realizuara “Made in Albania”!

Si mund këta që nuk shesin brenda vendit, të respektojnë të drejtat e konsumatorëve shqiptarë, kur konsumatorë të tyre janë vetëm europianët apo më gjerë!?

Si mund të bëhet një emision pa njohur këtë treg, këtë sektor?

Ata e respejtojnë konsumatorin e tyre, sepse çertifikohen nga ai konsumator, kontrollohen nga ai konsumator, konsumohen nga ai konsumator! Ky hyjnë këtu shqiptarët dhe të drejtat e tyre si konsumatorë, kur nuk janë aspak konsumatorë të këtyre produkteve!

Mos na çudisni! Prisnim shumë! Një kurbë në rritje të trajtesave profesionale të Scan TV!
Zhgënjehem për nivelin banal të emisioneve të veçanta! Që pretenduan shumë! Por që po sjellin banalitete profesionale! Keqardhje, TV Scan!

Share: