Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama liroi nga posti i zvendës/kryeministrit, Arben Ahmetajn me qëllim që ai të largohet nga Shqipëria.
Berisha akuzoi Ahmetajn si si një nga eksponentët kryesorë të mafies së Inceneratorëve.
“Me shkarkimin e Ahmetajt, e falenderoj për bashkëvjedhjen, krijoi mundësi që të arratiset nga Shqipëria. Tani e liron nga detyra vetëm që ai të largohet. Unë i them Ramës se dhe me ata satelitët do të bëhet përgjegjës për aferën e tij me të cilën ai jashtë çdo lloj dyshimi është kryeministri më hajdut i 110 viteve në Shqipëri”-tha Berisha.
Më tej ai iu drejtua Ahmetaj duke thënë se nuk ka shpëtim më, ndërsa shtoi se largimi nga Shqipëria do të rëndonte më shumë pozitën e tij.
“Nuk ke shpëtim më. Mos merr mundimin me u largu se do rëndohesh shumë”-tha Berisha./opinion.al