Home Gjeo-Ekonomia Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të hidrokarbureve, ndryshon vetëm benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të hidrokarbureve, ndryshon vetëm benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve, ku ka ndryshuar vetëm çmimin e benzinës.

Benzina do të shitet me 221 lekë/litri, ndërsa nafta do të shitet me po të njëjtin çmim nga vendimi i fundit, me 240 lekë/litri. As çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Këto do të jenë çmimet deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Transparencës.

Njoftimi nga Bordi i Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 14 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Top Channel

Share: