Edhe pse ende i pakonfirmuar zyrtarisht, familjarët kanë bërë të ditur se një nga 3 viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë Krujës ka qenë edhe Brilant Martinaj.
23-vjeçari, i afërt i Ervis Martinajt nuk është një emër i panjohur për mediat dhe drejtësinë. Dy vjet më parë ai u shpall në kërkim për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela, por më pas u lirua nga akuza. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj./Opinion.al