Home KRYESORE “Gurra popullore shqiptarçe” Nga Lutfi Dervishi

“Gurra popullore shqiptarçe” Nga Lutfi Dervishi

Del në treg CD e re e grupit “Këngët e bilbilit” me titujt:

  1. Open Balkanë me tri kapedanë.
  2. Ura e Bunës matanë, me Edin e Dritanë.
  3. Everestin kemi kapur, po bën pun Ballkan i Hapur.
  4. Prit Europë se po vij, ah sa halle paske ti.
  5. Europa na refuzon, Edi Rama i gozhdon.
  6. Evropa u bë zilike, për rritjen tonë ekonomike.
  7. Nga kriza nuk kemi frikë, me investitorë strategjikë.
  8. Me rrogat e pensionet e sakta, nuk pyesim për çmimet e larta.
  9. Mirëqenie me shumë vlera, me koncesione e PPP-ra.
  10. Në orën 12 të natës, seç u mblodh bordi i naftës.
  11. Vu paratë e Miletit, mu te trau i Shefqetit!
  12. Kanabis legal në lëmë, qeverinë mbi kokë e vëmë
  13. Nga Ksamili në Palasë, resorte e hotele pa masë.
  14. Nje kroçere e paparë, mbërrin në të bukurën Himarë
  15. Bregdetas mos u qani, se për ne mendon Damiani!
  16. Tirana jonë ekologjike me taksi elektrike!
  17. Burgu i Reçit, burg tamam, me standard europian.
  18. Tani që legalizohet leku, nxirri paratë nga dysheku.
  19. Në garë jemi me diellin, kullat tona shpojnë qiellin.
  20. Krimi si miu te çarku që kur u krijua SPAKU!
  21. Erdhi dita historike, nuk ka më qese plastike.
  22. Gëzon toka arbërore nga mrekullia satelitore!
  23. Kemi lopë e viça pjellim, tokën s’kemi pse e mbjellim!
  24. Nuk është shkencë e zotërinjve, por Akademi e barinjve.
  25. Qeveri moj jarane, na mbushe me bujtina e hane.
  26. Natua bën gjumë rehat, se ka Nikon aleat.
  27. Shqipëria ec mbi mina, ne na do gjithë Ukraina.
  28. Policia jonë rrogore, me makina më mendore(makinat inteligjente)
  29. Në të zëntë telash virania, drejtohu te e-Albania.
  30. Çupat tona rishtari, mësojnë shkollë në qeveri.
  31. Librat e shkollës, bukuri e shtuar, i merr vesh veç ai qe i ka shkruar.
  32. S’është fenomen, por aksident, biznesmenë me precedent.
  33. Nga media frikë mos kini, po bën punë riedukimi!
  34. Mos kujtoni se harruam, me këngë mandatet parashikuam.
  35. O Sali mos na shih vëngërr, s’bëhesh dot tri herë dhëndërr.
  36. 7-të i 7-ti në orën 7-të o Sali do të dështosh prapë.
  37. Lul Basha nuk po fle gjumë, për Salinë përgatit sulmnë.
  38. Kur del ti na ndrit shtëpitë, o sa mirë pa opozitë.
  39. 4 korriku kryedita, ka lind Edi e Amerika.
  40. Edi Rama s’e ngrys ditën, pa rregulluar dhe opozitën.
Share: