Debati i fundit midis Rishi Sunak dhe Liz Truss, dy kandidatëve për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar është anuluar pasi prezantuesja humbi ndjenjat gjatë trasmetimit të drejtpërdrejtë.
Debati i Sun dhe Talk TV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann u ndërpre papritmas pasi u dëgjua një përplasje e fortë.
Sikurse duket në video është Liz Truss, e friksuar, ajo që shkon drejt vendit ku qëndronte gazetarja menjëherë pasi u dëgjua përplasja.
Ndërkohë, TalkTV konfirmoi se McCann është “mirë”, por i ishte dhënë këshilla mjekësore për të mos vazhduar transmetimin.
Para se të ndërpritej transmetimi dy kandidatët për kryeministër po diskutonin për taksat, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe rritjen e kostove të jetesës.
https://youtube.com/watch?v=_sWoxdNgGNI%3Ffeature%3Doembed